26,04,2024

Rama: Islami radikal, kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive

Must Read

I pranishëm në Varshavë të Polonisë, si kryesues i delegacionit të nivel të lartë shqiptar, në zhvillimet e Samitit të udhëheqësve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në sesionin e krerëve të shteteve, aty ku u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve, qofshin këto edhe buxhetore, si anëtare e vendeve të NATO-s.

“Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e aleancës më të madhe të sigurisë në botë. Në një aleancë që, sikurse edhe Traktati i Varshavës i bllokut lindor, gjatë regjimit komunist në vendin tonë janë konsideruar si e keqja e botës. Ndërkohë që sot, Shqipëria është një anëtare krenare e aleancës dhe kjo përbën një arritje të madhe për vendin tim”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Samiti i NATO-s në Varshavë zhvillohet në një moment problematik, kur e gjithë bota përballet me sfida serioze të sigurisë.

“Sot ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çfarë kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global. Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes së aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë qëndrueshmëri dhe siguri në hapësirën euroatlantike”, theksoi më tej Rama, duke theksuar se vendi ynë qëndron fort në krah të aleancës në përmbushjen e misionit të saj.

Në fund, kryeministri Rama rikonfirmoi edhe mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s, teksa në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi – siç u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, – është gjëja e duhur.

Rama shoqërohet në punimet e këtij samiti nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, si dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në rrafshin politik, ky samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euroatlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img