13,10,2024

Thaçi: SBASHK-u po mbron vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë

Must Read

Ish drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, e ka kritikuar qëndrimin e SBASHK-ut, të cilët sot kanë deklaruar se kundërshtojnë fuqishëm testimin e mësimdhënësve.

Thaçi ka shkruar në Facebook se me këtë qëndrim SBASHK-u po mbron siç ka thënë ai vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë.

Thaçi thotë se SBASHK me këtë rast po e mbron paditurinë dhe jo komepetencën e mësimdhënësve.

Lexoni reagimin e Thaçit

1. Nuk besoj e nuk shpresoj që shteti ynë e ministria e arsimit ka vullnet e guxim t’i vlerësojë realisht, objektivisht e profesionalisht mësimdhënësit, sepse duhet dërguar në shtëpi një përqindje të madhe të mësimdhënësve aktualë (por kjo kushton vota dhe këtë çmim nuk janë të gatshëm ta paguajnë qeveritarët tanë).

2. Po të kishte shtet, këtë sindikatë të arsimit (SBASHK) që mbron padijen e jo kompetencën e mësimdhënësve do duhej ta shpallte organizatë ilegale, apo edhe kriminale. Më këso qëndrimesh, kjo sindikatë po mbron vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë (sepse mësimdhënësit e përgatitur e kompetentë nuk kanë pse i frikësohen vlerësimit).

3. Ky është blof! MASHT me parimin “më ka qu baba me la gojën” kërkon vlerësim të mësimdhënësve. SBASHK nuk pajtohet dhe “nuk lejon” një gjë të tillë. Rezultati do të jetë zero, ose ndonjë improvizim, si gjithmonë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img