26,04,2024

Asambleja e NATO-s, debat për terrorizmin

Must Read
Tirane

Deklarata ngjalli reagimin e ashpër të përfaqësuesit të Azerbajxhanit, ndërsa për të ulur tonet u desh ndërhyrja e drejtuesit të Sesionit.

“Të gjithë ne e dimë që Azerbajxhani është i lidhur me DAESH, në prill kishte persona nga Azerbajxhani që kanë luftuar sëbashku me DAESH dhe janë bërë pjesë e forcave të rregullta kundër forcave tona. Dhe kjo nuk është hera e parë që njerëz nga Afganistani kanë qenë përkrah”.

“Zonja dhe zotërinj ju e dëgjuat se çfarë tha kolegu nga Armenia dhe kjo ishte një gënjeshtër tjetër e radhës për Azerbajxhanin”.

Tensioni mes dy vendeve u reflektua dhe në sesionin e paradites, gjatë së cilit palët shkëmbyen akuza në lidhje me konfliktin disa vjeçar të kufirit.

“Natyrisht ky rajon do të vazhdojë të jetë pjesë e Azerbajxhanit, po të doni fakte historike”.

“Megjithatë Azerbajxhani nuk bëri asnjë përpjekje për ti dhënë fund armiqësisë, por përkundrazi ka shprehur propagandën sikur ishte Armenia ajo që shkeli ligjin ndërkombëtar”.

Gjatë sesonit të dytë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s u diskutua për krizën në Lindjen e Mesme dhe rrezikun kibernetik që vjen nga Kina.

Një çështje e rëndësishme që zuri vend në diskutime ishte dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /shekulli

The post Asambleja e NATO-s, debat për terrorizmin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img