26,04,2024

​Vajza e edukatores që rrihte fëmijët: Nëna ime është e ndershme

Must Read

Sipas edukatores, Elona Turdiu që ka punuar më parë në këtë kopsht i dhunonte masivisht fëmijët në mënyrë mizore.

Të tjera reagime erdhën edhe më parë nga ana e njerëzve të afërt të Turdiut, të cilët thanë se edukatorja ishte pushuar njëherë nga puna për shkak të shenjave të dhunës mbi fëmijët.

Të martën vajza e Elona Turdiut ka reaguar për Anabel.al, duke u shprehur se asgjë nga ato që ka thënë edukatorja nuk janë të vërteta, pasi ajo nuk ka punuar asnjëherë me Elona Turdiun, duke qenë se e ka zëvendësuar atë.

Vajza e Turdiut shprehet se nëna e saj është një edukatore e respektuar nga prindërit, dhe nuk ka ushtruar kurrë dhunë mbi fëmijët. Vajza thotë se gjatë kohës kur nëna e saj punonte aty, nuk i ka rastisur asnjëherë ta shikojë Anjeza Shabanin duke ushtruar dhunë mbi ndonjërin prej fëmijëve. Ajo thekson se prindërit e fëmijëve e kanë falenderuar Elona Turdiun për punën e bërë:

Mami im ka pesë muaj qe është larguar nga kopshti Diren , dhe falë 15 viteve eksperiencë nuk i është dashur që marrëveshjen me fëmijët ta ndërtojë në bazë të dhunës . Për sa kohë mami im ka qëndruar në atë kopsht Anja ka qenë thjesht administratore në kopsht dhe s’ka pasur asnjë moment dhune mbi fëmijët . Çdo gjë ka qenë ok , për këtë flasin edhe faktet që prindërit na kanë kontaktuar dhe na kanë falenderuar që për aq kohë sa mami ishte aty fëmijët ishin të kënaqur.

Për sa i përket periudhës më pas nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjësie sepse as nuk kemi parë më e as dëgjuar deri në momentin e shfaqjes së videos! Sa për Danielën mund ta kuptoni fare qartë që është një trillim që në momentin që ajo ka zëvendësuar mamin tim, pra ajo nuk ka punuar kurrë me Lonën! E vërteta do të zbardhet dhe për këtë faktet do të flasin. Deri atëherë do t’ju lutesha të mos villni më vrer e të bëni me faj një person që mbi të gjitha është njeri dhe jeton me nder e dinjitet , dhe me respekt nga të gjithë prindërit që ka hasur gjatë punës!’

Reagimi i vajzës së Elona Turdiut

Pak orë pas kësaj, vajza e Elona Turdiut ka reaguar për Anabel.al, duke u shprehur se asgjë nga ato që ka thënë edukatorja nuk janë të vërteta, pasi ajo nuk ka punuar asnjëherë me Elona Turdiun, duke qenë se e ka zëvendësuar atë. Vajza e Turdiut shprehet se nëna e saj është një edukatore e respektuar nga prindërit, dhe nuk ka ushtruar kurrë dhunë mbi fëmijët.

“Mami im ka pesë muaj qe është larguar nga kopshti Diren dhe falë 15 viteve eksperiencë nuk i është dashur që marrëveshjen me fëmijët ta ndërtojë në bazë të dhunës. Për sa kohë mami im ka qëndruar në atë kopsht Anja ka qenë thjesht administratore në kopsht dhe s’ka pasur asnjë moment dhune mbi fëmijët. Çdo gjë ka qenë ok, për këtë flasin edhe faktet që prindërit na kanë kontaktuar dhe na kanë falënderuar që për aq kohë sa mami ishte aty fëmijët ishin të kënaqur. Për sa i përket periudhës më pas nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjësie sepse as nuk kemi parë më e as dëgjuar deri në momentin e shfaqjes së videos!

Sa për Danielën mund ta kuptoni fare qartë që është një trillim që në momentin që ajo ka zëvendësuar mamin tim, pra ajo nuk ka punuar kurrë me Lonën! E vërteta do të zbardhet dhe për këtë faktet do të flasin. Deri atëherë do t’ju lutesha të mos villni më vrer e të bëni me faj një person që mbi të gjitha është njeri dhe jeton me nder e dinjitet , dhe me respekt nga të gjithë prindërit që ka hasur gjatë punës!”.

 

The post ​Vajza e edukatores që rrihte fëmijët: Nëna ime është e ndershme appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img