Uncategorized

Zbulohet laboratori i drogës, dy shqiptarë në pranga në Palermo (VIDEO)


Publikuar më:


Policia në Palermo

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit me iniciale M.B, 48 vjeç dhe djali i tij S.B, 26 vjeç.

Policia bën me dije se këta shtetas ishin rezidentë në rrethinat e Palermos dhe pronarë të vendit ku mbillnin drogën.

Agjentët italianë shkatërruan 500 rrënjë kanabis të vendosura në vazo. Sipas mediave të vendit fqinj, sasia totale e drogës së sekuestruar është rreth 50 kilogramë.

Babë e bir kishin ndërtuar një dhomë me ndriçim të posaçëm dhe sistem ajrimi, që mundësonte mbajtjen konstante të temperaturës së nevojshme.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se, nëse do të hidhej në treg, sasia e drogës së sekuestruar do t’u sillte shqiptarëve një përfitim prej 250 mijë eurosh.

Babë e bir akuzohen nga prokuroria italiane për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si edhe vjedhje të rëndë të energjisë elektrike. Të dy ndodhen në burgun e Palermos në pritje të dënimit.

//

The post Zbulohet laboratori i drogës, dy shqiptarë në pranga në Palermo (VIDEO) appeared first on Lajminet.

Comments
To Top