20,04,2024

Zbulohen 10 bizneset e Jurgen Kurtit, 23 vjeçarit që akuzohet për vrasjen e babait

Must Read

Ai edhe më herët nëpër media të ndryshme kishte deklaruar ambicien e tij për t’u pasuruar. Kështu, shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”.

Kompania në fjalë merrej me 10 aktivitete të ndryshme biznesi. Ajo është më shumë e fokusuar te marketingu dhe distribuimi i produkteve të ndryshme, kryesisht turistike, organizim eventesh dhe paketash turistike. Jurgen Kurti madje kishte sjellë në Shqipëri edhe reperin amerikan, Rick Ross.

“Panorama” sjell të plotë dokumentin e regjistrimin në QKR të aktivitetit të Jurgen Kurtit, i cili figuron aksioneri më i madh i kësaj shoqërie dhe administrator.

Edhe pse këto sipërmarrje duket se janë regjistruar në një nipt, Kurti ka patur nipte sekondare për të sipërmarrjet që kërkojnë licencë, si psh. ajo e servisit të automjeteve.

10 aktivitetet sipërmarrëse të Jurgen Kurtit

-Tregtim te artikujve ushqimore, pijeve alkoolike, industrial dhe çdo lloj artikull tjeter me shumice e pakice ne eksport dhe import.

-Hapje te lokaleve bar restorant dhe tregtimin ne to te çdo lloj artikulli te ushqimit social.

-Hapje te agjencive te ndryshme si doganore, transporti e turistike.

-Veprimtari turistike, si hoteleri e ambiente te reja turizmi.

-Transport mallrash për vete dhe te trete.

-Ndërtime urbane, objekte te ndryshme, ura, e objekte civile.

-Servise Makinash.

-Organizimin e panaireve ekspozitave e tregjeve te organizuar te shitjes, brenda dhe jashtë shtetit Shqiptar.

-Shitje e blerje e pasurive te paluajtshme.

-Shërbime te llojeve te ndryshme ne banesa private e institucione shtetërore.

The post Zbulohen 10 bizneset e Jurgen Kurtit, 23 vjeçarit që akuzohet për vrasjen e babait appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img