Uncategorized

Zaev shpërfill faljen, paraqitet në gjyq


Publikuar më:


Zoran Zaev,

Zaev dhe Verushevski kërkuan shfuqizimin e vendimit për faljen, ndërsa nëse nuk pranohet, do të drejtohen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Zaev dhe Verushevski, që të dy të akuzuar në rastin “Puçi”, do të thirren në nenin 6 të Konventës për të drejtat e njeriut e cila iu garanton gjykim të drejtë. Sipas Zaev, nuk do të lejohet që vendimi i Ivanovit për falje të krijojë barazi mes kriminelëve dhe viktimave.

“Sot ishim në seancën dëgjimore e cila u caktua qysh një muaj e gjysmë para. Seanca për fat të keq nuk u mbajt. Në këtë shoqëri është krijuar një situatë dramatike ku falja po e barazon kriminelin me viktimat. Si duket jemi të vetmit që nëpërmjet rrugës ligjore po kërkojmë shfuqizimin e vendimit për abolim nga Gjorge Ivanov. Shtrohet pyetja nëse Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska dhe të tjerët do të hapin procedura të ngjashme që të tregojnë se me të vërtetë janë kundër faljes që u është dhënë nga Ivanovi”, deklaroi Zaev.

“Opinioni duhet ta dijë se pasojat ligjore të vendimit të presidentit reflektohen në vendimin e Gjykatës themelore. Në to thuhet që e drejta për ankimim në vendime është në afat prej tre ditëve dhe ne e përdorëm atë të drejtë. Presim nga Apeli që të deklarohet ndaj ankesës tonë dhe nëse ajo refuzohet, na mbetet ta kërkojmë drejtësinë në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, duke u mbështetur në nenin 6 të Konventës për të drejtat e njeriut e cila garanton gjykim të drejtë për çdo qytetar”, u shpreh Zoran Verushevski , ish drejtor i sigurimit shtetëror./ lajmi.net.

The post Zaev shpërfill faljen, paraqitet në gjyq appeared first on Lajminet.

Comments
To Top