29,03,2024

Vatra: Bujanoci t’i kthehet Kosovës gjatë demarkacionit me Serbinë

Must Read
Bujanoc

Kushtrim Kadriu nga kjo lëvizje ka prezantuar dokumente dhe i bënë thirrje instancave ndërkombëtare dhe atyre të Republikës së Kosovës që gjatë procesit të demarkacionit të kufirit me Serbinë, të merren këto dokumente si provë dhe të përmirësohet gabimi 50 vjeçar i ndarjes së këtyre trojeve nga trungu i shtetit amë, Republikës së Kosovës.

Kurse kryetarja dhe njëherit koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani, elaboroi punën që është duke u bërë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sfidat që e presin atë në muajt në vazhdim, takimet që janë bërë dhe vuri theksin që Vatra dhe Zyra për Preshevë do të jenë gjithmonë përkrahja dhe zëri i qytetarëve për tu gjetur zgjidhje në problemet shumë vjeçare të tyre.

“Kryesia L.Q. VATRA i dha përkrahje të madhe Gentiana Shabanit për punën e saj të deritanishme dhe njoftoi opinionin se nga kjo javë konferencat dhe aktivitetet do të jenë të përjavshme”, thuhet në fund.

The post Vatra: Bujanoci t’i kthehet Kosovës gjatë demarkacionit me Serbinë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img