26,04,2024

Shkup, pasagjeri tenton ta zë aeroplanin duke vrapuar në pistë

Must Read
Aeroporti i Shkupit

Siç njoftoi MPB-ja, incidenti ndodhi dje herët në mëngjes në orën 4.30 minuta në aeroportin e Shkupit në dalje nga RM për në Vjenë kur një francez (1984)  është paraqitur për udhëtim, ndërsa më pas e ka zënë gjumi dhe i ka ikur aeroplani, njofton Tv Shenja.

Sipas njoftimit të MPB-së, udhëtari duke pritur fluturimin e ka zënë gjumi dhe kur ka parë që aeroplani është në automjetin “push-bek” ka filluar me dhunë të shtyjë derën ku e ka krisur xhamin e derës, ndërsa më pas ka zbritur nga shkallët ndihmëse dhe me dhunë e ka hapur derën dhe ka dalë në platformë ku ka filluar të vrapojë pas aeroplanit  i cili ka qenë me motorë të ndezur.

Nga ana e sigurisë udhëtari është kapur dhe është dorëzuar në sektorin e policisë në Petrovec për procedurë të mëtejme.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img