26,04,2024

Rita Ora pranon se e inspiron J Lo dhe Beyonce

Must Read

Rita Ora ka thënë se Beyonce dhe Jennifer Lopez janë dy inspirimet e saja më të mëdha, ndërsa kishte dashur që këtë ta shkruajë në rezymenë e saj.

Këngëtarja 27-vjeçare ka qenë pjesë e festivalit muzikor Coachella Valley në Kaliforni me qëllim që të shohë performancën e autores së hitit të madh “Halo”.

Rita, e cila ka nisur karrierën si aktore në rolin e Mia Grey në “Fifty Shades of Grey”, ka folur haptas se kishte dashur që inspirimin e saj nga Jennifer Lopez dhe Beyonce ta shkruajë në seksionin shkathtësi tjera, transmeton Ksp.

Kjo vjen pasi që këngëtarja me origjinë nga Kosova zbuloi se dëshiron të luajë më shumë filma në të ardhmen, përfshirë edhe njërin prej tyre ku do të paraqitej si super-heroinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img