27,04,2024

Anduena Ramadani, një yll në ngjitje në skenën e muzikës, fituese e çmimit special të Festivalit “MusicLand 2023”

Must Read

Sukseset e të rinjve ferizajas, në art, kulturë, sport por edhe në fusha të tjera janë të pandalshme e që meritojnë duartrokitjen e gjithësecilit. Anduena Ramadani është ferizajasja që përfaqësoi Kosovën në Festivalin prestigjioz ndërkombëtar “MusicLand 2023” që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku iu nda edhe çmimi special i Festivalit. Anduena, që 5 vjeçe nisi rrugëtimin e saj muzikor, në programe shkollore e më pas duke vazhduar në kursin “Triola” nën përkujdesjen e profesores Agnesa Gagica Berisha e që gjithashtu me zërin e saj të ëmbël, mori pjesë në festivale të ndryshme në vend, si “Festivali i Këngës për Fëmijë – Fëmijët e Gëzuar 2023” ku u shpall fituese por edhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare si në Gjermani, Poloni, Rumani, Lituani, Bjellorusi e së fundmi edhe në Maqedoni të Veriut.

Në Festivalin “MusicLand 2023”, Anduena përfaqësoi Kosovën në mesin e mbi 20 shteteve ku ngriti flamurin tonë e u shpërblye me çmimin special të Festivalit. Rrugëtimin e suksesshëm të saj, Anduena ia dedikon familjes, profesorëve Nazmi Aliu, Agnesa Gagica Berisha, Edita Krasniqi dhe institucioneve komunale që mbështetën atë në rrugëtimin e saj artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img