26,04,2024

Ratkoceri prezanton ‘Romantic Night Piano Instrumentals’

Must Read

Literaturës muzikore së fundi i është shtuar dhe një libër tjetër nga fusha e muzikës. Bëhet fjalë për librin “Romantic Night Piano Instrumentals”, i cili ka dal së fundi nga shtypi. Këtë album pianistik e ka përgatitur profesori i muzikës, Shaban Ratkoceri, nga Ferizaj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ky album pianistik nga autori Ratkoceri përmban dhjetë instrumentale origjinale për instrumentin e pianos. Para këtij libri, Shaban Ratkoceri ka prezantuar edhe ty libra të tjerë. “Romantic Night Piano Instrumentals” vjen pas librit të parë dhe të dytë, të cilët ishin me  përpunime të këngëve popullore dhe qytetare. Albumi pianistik përmban muzikë origjinale, e cili i dedikohet njohësve të notave muzikore, konkretisht nxënësve dhe studentëve që studiojnë muzikën.

Për gazëtën “Zëri”, muzikanti Ratkoceri, tregon se për këtë album pianistik ka punuar për më shumë se katër vite. Instrumentalet e këtij albumi ai i konsideron të kapshme për të gjithë ata që merren me ketë fushë.

“Instrumentalet e këtij albumi pianistik kam filluar t’i kompozoj nga viti 2013, duke filluar me instrumentalin e parë dhe pastaj duke vazhduar me instrumentalet tjera. Gjitha instrumentalet që gjendën në këtë album kanë një melodi të qetë dhe shumë të kapshme për vesh”, tregon ai.

Bashkë me albumi pianistik “Romantic Night Piano Instrumentals”, i kompozuar nga muzicienti Shaban Ratkoceri, është publikuar dhe CD-ja ku të interesuarit mund t’i dëgjojnë këto instrumentale të ekzekutuara po ashtu nga vet autori.

E në mënyrë që këto kompozime të jenë edhe më të kapshme për publikun, Retkoceri ka menduar t’i realizojë edhe me videoklipe. Ai konfirmon për gazetën “Zëri” se së shpejti do të fillojë edhe realizimin vizual të këtyre veprave.

Aktualisht Profesor Shaban Ratkoceri punon mësimdhënës në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja në Ferizaj si dhe është udhëheqës artistik i orkestrës “FerBand”, po ashtu në qytetin e Ferizajt. Financimin e botimit të këtij Albumi e ka bërë Drejtoria e Kulturës në Ferizaj dhe në muajin dhjetor pritet që të bëhet promovimi i këtij albumi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img