27,04,2024

Është bërë promovimi i librit “Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912”

Must Read

“Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912” e autorëve prof.dr Ibrahim Gashi dhe Ayten Ardel është promovuar sot në kuadër të aktiviteteve për shënimin e gjashtëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë promovim ka marrë pjesë shefi i kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi, i cili ka vlerësuar lart këtë promovim të librit.

Ky libër i botuar do të shërbej, ndër të tjerash edhe si hapërim për shtigje të reja hulumtimi për studiuesit e rinj. Në këtë këndvështrim, për një kumtesë është paraqitur edhe profesori Skender Lutfiu.

E nga ana tjetër profesoresha e historisë Majlinda Misini, ka folur mbi rëndësinë e këtyre artefakteve të sjellura në këtë libër.
Me botimin e këtij libri do të hapën shumë tema, e shtigje të tjera interesimi nga studiuesit, që do ta kenë pike referimi këtë libër. Për përvojën dhe kontributin e tij në këtë drejtim, ka folur edhe autori i librit prof.dr. Ibrahim Gashi.

Gjatë promovimit të këtij libri u tha se historiografia jonë gjatë viteve e shekujve gjithmonë ka pasur vështirësitë e veta në hulumtim të fakteve historike, në mungesë të dokumenteve, dëshmive, literaturës së mirëfilltë me burimore të historisë, e sidomos kur kemi parasysh rrethanat e vështira nën okupime të ndryshme, për t’u qasur në studime e burime të mirëfillta.

Si pjesë e trojeve shqiptare, edhe Ferizaj gjithnjë ka qenë terren me interes nga studiuesit e hulumtuesit, e sidomos pas themelimit në vitin 1873, që si “sebep” i ndërtimit ë qytetit, ishte bërë ndërtimi i hekurudhës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img