27,04,2024

Çmimi “Gursel Sylejmani” i ndahet Xhevdet Pantinës

Must Read

Aktivitete për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë, kanë përfunduar me ekspozitën kolektive e organizuar nga Galeria e Arteve dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.

Me punimet e tyre në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë mbi 51 artistë, ndërsa kjo ekspozitë po mbahet për të 16 herë me radhë. Të pranishmit në këtë ekspozitë i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu.

Çmimi tradicional për pikturën më të mirë apo veprën artistike më të mirë, i cili çmim mban emrin e dëshmorit dhe artistit “Gursel Sylejmani”, ju nda Xhevdet Pantina, nga vajza e dëshmorit Pranvera Sylejmani bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliu.

Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Mal Myrtaj (kryetar), Pranvera Sylejmani (anëtare) si dhe Avni Xh. Behluli (anëtar)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img