21,03,2025

Topalli kërkon përjashtimin e gjyqtarit Kalludra

Must Read

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, pas shtyrjes së seancë gjyqësore ndaj tij dhe kolegëve të tij, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiut për gazin lotsjellës në Kuvend, ka kërkuar heqjen e gjyqtarit Beqir Kalludra.

Sipas Topallit gjyqtari Kalludra është i politizuar. Ai thotë se gjykatësi këtë e ka treguar me vendimin që mori ndaj aktivistëve të kësaj partie për sulm ndaj Kuvendit.

“Kjo gjykatë është tërësisht e politizuar dhe në shërbim të klanit Pronto, për të mbështetur interesat politike të këtij klani. Unë kërkova fjalën nga Gjykata për të kërkuar që Gjykatësi Kalludra të hiqet si gjyqtar kryesor sepse është politizuar dhe është në shërbim të interesave politike, këtë e tregon me vendimin për burgimin e aktivistëve Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm. Ata u dënuan pa asnjë fakt të vetëm dhe ata që vërtetë e gjuajtën Kuvendin janë në liri”, ka thënë Topalli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img