28,03,2024

Përfundon Sinodi i Shenjtë, mesha e fundit në gjuhën shqipe (Video)

Must Read

Liturgjia Hyjnore në gjuhën shqipe ka qenë mesha e fundit e zhvilluar gjatë punimeve të Sinodit të Madh dhe të Shenjtë në ishullin grek të Kretës, një ngjarje historike e para e këtij lloji për kishat ortodokse të të gjithë botës pas ndarjes së vitit 1054.

Për më shumë se gjysmë ore është dëgjuar liturgjia e shenjtë në gjuhën shqipe në Manastirin “Panagjia Odigitria” në Kolimbari të Kretës dhe në fund, kreu i Kishës Autoqefale shqiptare, Anastas i ka dhuruar Patriarkut Ekumenik Bartolomeu një libër të titulluar “Veprat ndërtuese” të kësaj kishe në tri gjuhë.

Sinodi i shenjtë, në të cilin morën pjesë mbi 400 peshkopë, klerikë, teologë, e midis tyre edhe përfaqësia e Kishës Autoqefale shqiptare, ka zgjatur gati një javë dhe ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro dhurata të besimtarëve vendas dhe të huaj.

Siç ka theksuar Patriarku Ekumenik në fjalën e mbylljes, ai është konsideruar një sinod historik pasi përfaqësuesit e 10 nga 14 patriarkanat dhe kishat ortodokse të të gjithë botës, që kanë marrë pjesë, u kanë çuar një mesazh uniteti rreth 300 milionë besimtarëve ortodoksë të tyre.

Pasi u diskutuan për mëse një javë shumë çështje të rëndësishme që i takojnë Kishës Ortodokse, si misioni i saj në botën bashkëkohore, marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të botës së krishterë, Diasporen Ortodokse, Autonominë e saj, etj., krerët ortodoksë kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar të 6 deklaratat zyrtare mbi të cilat kishin vite që punonin.

Midis të tjerash ata kanë theksuar se, prioriteti i kishës ortodokse është uniteti i saj, dialogu me kishat e tjera, promovimi i dialogut ndërfetar me besimet e tjera për të pasur respekt reciprok, paqe dhe pajtim, mospërzierja me politikën, si dhe qasja me të rinjtë duke i bërë ata pjesë të gjithësisë që kërkon jetën, lirinë dhe drejtësinë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wVQN0SXDOJ4?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Përfundon Sinodi i Shenjtë, mesha e fundit në gjuhën shqipe (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img