13,10,2024

Gazeta britanike shkruan fjalë të mëdha për plazhet e Shqipërisë

Must Read

Ata i konsideruan plazhet e Shqipërisë si perla dhe xhevahir të vërtetë, duke bërë të ditur se edhe janë plazhet më pak të njohura në Evropë.

“Shqipëria ka mbetur e pazbuluar kryesisht nga turistët, për shkak të një historie të trazuar komuniste”, shkroi gazeta.

Megjithatë, Shqipëria mbetet një vend tepër i sigurt dhe shumë i qetë për tu vizituar, ndër të tjera, plazheve të Shqipërisë ata i dhuruan një ‘kurorë’, transmeton lajmi.net.

Çmimet i konsiderojnë si tepër të volitshme, madje shkruan se pas daljes së Britanisë nga BE, Shqipëria mund të jetë një nga vendet ku ata mund të gëzojnë një pushim të paharrueshëm dhe pa shpenzime të mëdha.

Gjithashtu,në qasje të veçantë ata i kushtuan edhe birrës, duke u magjepsur edhe nga çmimi i saj.

“Për ata që e duan birrën, dhe duan ta shijojnë atë të ftohtë me akull, ajo mund të blihet në më pak se 1 funt dhe mund ta shijoni atë në një nga plazhet e bukura të Shqipërisë”, shkruhet në gazetë.

Deti Adriatik, Deti Jon, Gjirokastra, Berati, Tirana e shumë të tjera, ishin vende për të cilat u shkrua me ëndje dhe me dashuri, vende që lanë shenjë edhe në Britani kryesisht për plazhet magjepsëse që mëma Shqipëri i ka.

“Ndërsa turizmi po rritet nga viti në vit, të gjitha shenjat tregojnë për këtë perlë të fshehur e cila do të zbulohet shpejtë nga të gjithë”, përfundon shkrimi në gazetën britanike. /lajmi.net

 

The post Gazeta britanike shkruan fjalë të mëdha për plazhet e Shqipërisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img