25,04,2024

Për shkaqe hapësinore shtyhet seanca ndaj “Grupit të Kumanovës”

Must Read
Familjaret e  pjestarve te Grupit Kumanova, kerkojnë te hynë ne gjykat, nuk lejohen nga policia

Përmes një deklarate të shkurtër, Gjykatësja Vilma Rustovska, tha se gjykimi është shtyrë për shkak se sigurimi nuk lejoji që avokatët të hyjnë në Gjykatë, edhe pse në sallën e gjykimit ku duhej të mbahej gjykimi ishin sjellë të pandehurit, ndërkohë që i pranishëm në sallë ishte edhe gjykatësi. Seanca e radhës është caktuar për më 6 qershor.

Kjo është hera e pestë që anulohet seanca gjykuese për rastin e Kumanovës, ku janë të akuzuar 29 persona për terrorizëm në lagjen e trimave në Kumanovë ndërsa me 4 maj iu bashkua edhe lënda e grupit të logjistikës me 8 persona të akuzua për mbështetje logjistike për grupin të armatosur gjatë incidentit të armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë.

Për shkak të bashkimit të dy lëndëve gjykimi për rastin e Kumanovës do të rifillojë nga fillimi që do të thotë se që të gjithë dëshmitarët ose duhet të dëgjohen nga fillimi ose të lexohet dëshmia e tyre.

The post Për shkaqe hapësinore shtyhet seanca ndaj “Grupit të Kumanovës” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img