04,05,2024

Tentojnë ta përdhunojnë 21-vjeçaren, arrestohen autorët

Must Read
Arrestim, Arkiv

Mësohet se dy të rinjtë e arrestuar janë shtetasit me iniciale L. B., 25 vjeç dhe D. B., 23 vjeç, nga Mamurrasi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, në periferi të kryeqytetit, kur e dëmtuara ka qenë duke u kthyer në mbrëmje në shtëpi, pasi kishte përfunduar kursin e anglishtes.

Burime nga policia thanë se, dyshohet se personat e arrestuar i ndiqnin lëvizjet e vajzës prej disa ditësh dhe ishin në dijeni të orarit kur ajo kthehej në shtëpi, siç dinin edhe që ajo ishte gjithmonë vetëm.

Për këtë arsye, ata e kanë pritur në një rrugicë të errët, disa metra larg shtëpisë së saj dhe sapo e kanë parë që po afrohej drejt tyre, njëri prej djemve i ka dalë para, duke e tërhequr nga krahu, në drejtimin ku ishte edhe shoku i tij.

Sipas denoncimit të bërë nga vetë 21-vjeçarja, autorët i kanë mbyllur gojën me duar duke mos e lejuar që të kërkojë ndihmë, ndërsa i kanë grisur me forcë bluzën që kishte veshur.

Ajo thotë se është përleshur me ta dhe për këtë arsye ata edhe e kanë dëmtuar, duke i lënë disa shenja dhune në trup. Burimet thanë se shenjat ishin të dukshme në disa pjesë të trupit, kryesisht në krahë dhe në pjesën e qafës. Sipas vajzës, djemtë kanë tentuar ta përdhunojnë, por fatmirësisht ata kanë dëgjuar hapat e disa personave që po afroheshin pranë rrugicës dhe nga frika kanë vrapuar që të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë 21-vjeçarja ka nxjerrë nga çanta telefonin dhe i ka telefonuar numrit 129 të sallës operative, ku ka denoncuar ngjarjen. Drejt adresës së dhënë janë nisur shërbimet e komisariatit nr.3, që brenda pak minutash kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Mësohet se dy të dyshuarit janë njohur edhe nga vajza, së cilës i janë treguar fotografitë e tyre në komisariatin nr.3, ndërsa vetë të akuzuarit nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen, duke mohuar të jenë autorë.

The post Tentojnë ta përdhunojnë 21-vjeçaren, arrestohen autorët appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img