27,04,2024

Meta flet shqip në parlamentin malazez, deputetët serbë protestojnë

Must Read
Deputetët serbë në Parlamentin e Malit të Zi

Kryeparlamentari u shpreh se ndjehet i nderuar të mbajë fjalimin e parë në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Gjithashtu Meta falënderoi grupimin e partive shqiptare të Malit të Zi, të cilat në përputhje me Kushtetutën tuaj bazuan kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Malit të Zi.

Por gjatë vizitës së Metës, mediat malazeze raportuan se një grup deputetësh të Demokracisë së re Serbe, kanë protestuar me pankarta.

“Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, deklaroi një nga deputetët.

Gjatë vizitës në Podgoricë, kreu i Kuvendit i dha Milo Gjukanoviç dekoratën “Urdhri i Flamurit”.

Kjo nuk është pranuar nga deputetët dhe akuzuan Gjukanoviçin si tradhtar se e mori dekoratën si shpërblim për njohjen e Kosovës, shkruan shekulli.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img