29,03,2024

Mediat italiane shkruajnë për Mozzikun: Reperi shqiptar që grumbulloi 1.6 milionë euro donacione për Shqipërinë

Must Read

Reperi i njohur kosovar, Mozzik së bashku me organizatën “Fundjavë Ndryshe” organizuan një fondacion për të grumbulluar të ardhura për fatkeqësubë që tronditi Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Për një kohë të shkurtë ata arritën të mbledhin një shumë prej 1.6 milionë euro, një gjë kjo që ka mahnitur të gjithë.

Kësaj rëndësi të madhe i kanë kushtuar edhe mediat italiane e cila ka shkruar një artikull për reperin kosovar.

Revista “ESSE Magazine”, ka lavdëruar reperin për punën që po bën për tu dalur në ndihmë gjithë atyre që e përjetuan këtë fatkeqësi.

“Bilanci i tërmetit në Shqipëri u përkeqësua, duke u rritur në 49 të vdekur dhe 750 të plagosur. Nisur nga situata e rëndë emergjente, Mozzik, një reper kosovar, shqiptar filloi një mbledhje fondesh tre ditë më parë për të kontribuar në operacionet e urgjencës dhe rindërtimin. Rezultatet janë të jashtëzakonshme: deri më tani, gati 1.6 milion dollarë janë grumbulluar, dhe ai duhet të arrijë shifrën prej dy milionë brenda një kohe të shkurtër”, shkruan revista e njohur italiane.

Një tjetër revistë e njohur në Itali ‘Rebel’ poashtu ka përgëzuar Mozzikun dhe artistët shqiptarë për gatishmërinë e tyre për raste të tilla, madje ata kanë theksuar se të gjithë duhet të marrin shembull nga ta.

“Pas tërmetit tragjik në Shqipëri me një numër prej 49 të vdekurve dhe 350 të plagosur, reperi Mozzik, një nga eksponentët kryesorë të skenës shqiptare, hapi një fond për të ndihmuar viktimat e tërmetit”

“Jo vetëm kaq, artistët shqiptarë dolën në rrugë për të ndihmuar personalisht njerëzit në nevojë, anuluan koncertet e tyre, anuluan publikimin e këngëve të tyre dhe po bëjnë gjithçka që të jetë e mundur për të gjetur njerëzit e shumtë në shtëpitë e tërmetit të gatshëm t’i mirëpresin në Kosovë dhe Maqedonin e Veriut”, shkruan kjo revistë.

Ndërsa, kujtojmë që përveç Mozzik shumë artistë të tjerë shqiptarë kanë ndihmuar në forma të ndryshme të prekurit nga tërmeti, çoftë me të holla, ushqim, veshmbathje e strehim./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img