26,04,2024

Ja si e sheh Rama luftën kundër terrorizmit

Must Read
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Sipas tij, përvoja e dekadës së fundit ka provuar se e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga terrorizmi është përgatitja për përballjen të pashmangshme me të.

“Ajo që mund të bëjmë ne është që të krijojmë parandalimin e shndërrimit në terroristë të individëve që kanë prirje të tilla”, tha Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri përmendi këtu planin e qeverisë për të futur në shkolla mësimin mbi fetë dhe u ndal sërish edhe tek ideja e ngritjes së një qendre rajonale me bazë në Tiranë për të luftuar ekstremizmin.

“Qendra rajonale në Shqipëri do të ishte një investim risi, jetëgjatë dhe me dobi të shumëfishtë”, nënvizoi kreu i qeverisë duke përmendur këtu edhe përparësinë e Shqipërisë, siç është toleranca fetare.

Rama deklaroi se tashmë Ballkani ka vendosur të bëjë paqe ndaj fenomenit të terrorizmit, ndërsa sipas tij Europa po “çmendet”.

Në fjalën e tij, kryeministri u ndal tek procesi i integrimit të Shqipërisë, ndërsa u shpreh se pritet të miratohet reforma në drejtësi për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave.

“Rruga e integrimit bëhet shpesh e mërzitshme. Kapitujt 23, 24 lidhen me drejtësinë, të drejtat themelore, ligjin dhe sigurinë. Edhe pse nuk kemi filluar zyrtarisht negociatat kemi kohë që kemi nisur rrugën e reformave. Me përmbylljen e reformës në drejtësi do bëjmë një hap përpara”, tha Rama.

The post Ja si e sheh Rama luftën kundër terrorizmit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img