26,04,2024

Artisti i ri ferizajas, Erik Grainca, vjen me këngën e re ‘E imja shota’

Must Read

Një artist i talentuar si Erik Grainca, sukseset i ka përjetuar që në moshën 8 vjeçare dhe deri më tani në skenën muzikore për fëmijë ka shënuar suksese të shumta.
Që nga kjo moshë, Eriku ka qenë pjesë e Shkollës së Muzikës “Sidorela” ku në kuadër të produksionit të shkollës ka realizuar 8 këngë deri më tani, kurse është dalluar edhe me pjesëmarrjen në festivale të ndryshme të muzikës për fëmijë, ku edhe ka arritur të fitojë çmime të shumta, duke u vlerësuar si një nga talentët e rrallë.
Kurse si një nga të arriturat më të mëdha të djaloshit 15 vjeçar nga Ferizaj, konsiderohet pjesëmarrja në edicionin e parë të Festivalit “Sidorela Fest”, me ç’rast Eriku ka fituar çmimin e parë të festivalit si dhe çmimin e publikut.
Në karrierën e tij të pasur Eriku së shpejti premton të editojë edhe albumin e tij të parë me dhjetë këngë, duke dëshmuar kështu se me punë e përkushtim arrihet çdo synim në jetë si dhe se bëhet fjalë për një emër që premton mfjat shumë në skenën tonë muzikore.
Kështu, së fundi Eriku ka publikuar projektin e tijë të fundit ‘E imja shota’’, ku pjesë e bashkëpunimit ishin edhe Artist të njohur si: Mc Beka, Nurteel(Text & Muzika) dhe Bekim Hallaqi (Solo) si dhe BUG u kujdes për videospotin

Më poshtë e gjeni linkun

https://www.youtube.com/watch?v=dIusa0PjJ9k
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img