02,05,2024

Dëshmi filmike si futen ‘Plazma’ të Serbisë ilegalisht në Ferizaj

Must Read

Gazetarët e KALLXO.com kanë arritur të argumentojnë një skemë të re të importit të produkteve nga Serbia të cilat po shiten në tregun e Kosovës.  Pas një hulumtimi të bërë kallxo.com ka zbuluar se në një market në Ferizaj shiten “Plazma”, të ardhura nga Serbia.

Pamjet filmike tregojnë se në dyqan shiten “Plazma” të prodhuar së fundmi pasi që taksa 100% me Serbinë ka hyrë në fuqi.

Filmimet dëshmojnë edhe skemën se si janë futur keksat në Kosovë.

Ekipi ka blerë një paketim në këtë market, por tek arka nuk ka pranuar kupon fiskal, pasi që pronari “Palzmat” nuk i kishte të dokumentuara si produkte.

Në videon e xhiruar nga ekipi i KALLXO.com mund të ndiqni kur pronari i marketit në Ferizaj e pranon se i mbanë ato produkte vetëm për klientët e tij të rregullt, dhe se të njëjtat i ka blerë në Shkup.

Pas disa orëve, pasi që ekipi ka blerë “Plazma”, në këtë market, është kthyer për të intervistuar pronarin e marketit, për të mësuar prejardhjen e biskotave të ardhura në Serbia.

I njëjti e ka pranuar se i posedon ato dhe se të njëjtat i ka blerë në Shkup, por nuk ka pranuar të flas para kamerës në lidhje me këto produkte.

Pronari i këtij marketi ka treguar se çmimi i “Plazmave”, të cilat i ka blerë në Shkup është 1 euro e 60 cent, ndërsa të njëjtat për klientët e tij i shet për 1 euro e 90 cent.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 21 nëntor 2018, e ka rritur në 100 % taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img