Biznesi ferizajas Kristal Optika që operon në sektorin e shëndetit dhe kujdesit për sytë, duke ofruar shërbime optike dhe produkte për përmirësimin e shikimit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi SBASHK – NSKAP Ferizaj me qëllim të krijimit dhe lehtësirave për të gjithë anëtarët e SBASHK-ut.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, anëtarët përfitojnë:
40% zbritje për korniza optike.
10% zbritje për xhama optikë.
Përcaktimi i dioptrisë pa pagesë.
Për të shfrytëzuar këto përfitime, anëtarët duhet të dëshmojnë anëtarësinë në SBASHK përmes kartelës digjitale me QR kod, para blerjes ose shërbimit.
Këtë zbritje mund ta përfitojne edhe antarët e ngushtë të familjes.

