29,03,2024

“De Telegraaf”: Ja si e zgjasin qëndrimin në Holandë azilkërkuesit shqiptarë

Must Read

Sipas të dhënave, rreth 800 nga 1700 azilkërkues që kanë kërkuar azil nga janari 2015 deri më tani, rezultojnë të jenë refuzuar në një vend tjetër.

Të ashtuquajturat rregullat e Dublinit bëjnë që vetëm vendi i parë ku kërkohet azil nga një person, është i detyruar ta marre në konsiderate.

Vendet e tjera janë të detyruara ta refuzojnë kërkesën automatikisht. Por kjo ka ndodhur vitin e kaluar me vetëm 10 shtetas shqiptarë, të cilët janë kthyer me detyrim në Shqipëri.

Pjesa tjetër nuk dihet ku janë, pasi ata mund të jenë ende në Holandë apo kanë vazhduar udhëtimin në një vend tjetër Evropian.

Sipas gazetës, një pjesë e shqiptarëve kanë gjetur dhe mënyra të reja për të zgjatur qëndrimin e tyre në Holandë, duke humbur pasaportën me vetëdije, pasi në Holandë ambasada nuk mund të lëshojë pasaporta. Kjo mund të behët vetëm në Bruksel dhe procedura zgjatet. Kjo mundëson që persona të qëndrojnë me gjatë në kampet e azilit që të përfitojnë më gjatë nga asistenca.

The post “De Telegraaf”: Ja si e zgjasin qëndrimin në Holandë azilkërkuesit shqiptarë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img