19,04,2024

Daçiq i këndon me orkestër Ramës për ditëlindje

Must Read
Daçiq duke kënduar live, arkiv

Kjo ka ndodhur gjatë samitit të Parisit, që u mbajt këtë javë, transmeton Klan Kosova.

Në mbrëmjen e fundit të kësaj ngjarje të rëndësishme, presidenti Fransoa Hollande ka organizuar një darkë solemne. Me qenë se këtë natë qëlloi të ishte edhe datëlindja e Edi Ramës, ky, siç bëjnë të ditur mediet e huaja, i kërkoi serbit të performojë diçka për të.

“Natyrisht që këngëtari kryesor në skenën politike nuk e ka refuzuar këtë ofertë. Daçiq i kë kënduar Ramës ‘O sole mio’ dhe ‘Santa Lucia’, por para se të fillojë ka pyetur se ku është orkestra”, ka thënë një burim për mediet serbe, transmeton Klan Kosova.

Ky veprim i Daçiqit ka befasuar nikoqirin Hollande dhe kryeministren gjermane, Angela Merkel.

“Ata, por edhe Federica Mogherini e kanë përqafuar atë”, ka thënë burimi i pranishëm në këtë darkën soleme.

Kjo nuk është hera e parë që Daçiq këndon në prani të politikanëve të fuqishëm evropianë e botërorë, e as hera e parë që këtë e bënë për Edi Ramën, transmetojnë mediet serbe.

Një gjë të tillë e kishte bërë dy vjet më parë, gjatë Samitit të Kinës dhe 16 shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Për kryeministrin shqiptar, Daçiq, edhe atëherë kishte shfaqur repertoarin e njëjtë, si në Paris, ndërsa që kishte shtuar edhe një këngë të Shaban Shauliq.

E gjatë një darkë që kishte organizuar për ish-ndërmjetësen e dialogut Kosovë-Serbi, Catherine Ashton, kryediplomati nga Beogradi i ka kushtuar britanikes  këngën “Më fal, Ketrin”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img