Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur sot në një takim përfaqësues të bizneseve ferizajsae.
Në këtë takim, Svarqa, është shprehur mirënjohës për punën e deritashme të bizneseve ferizajase dhe i ka falënderuar ata për punën që po bëjnë në realizmin e shumë projekteve që bëhen në qytetin tonë. Sipas Svarqës, me pjesëmarrjen dhe kontributin në këto projekte madhore, bizneset po tregojnë çdo ditë e më shumë seriozitetin e tyre.
I pari i Ferizajt, Muharrem Savrqa, gjithashtu ka falënderuar bizneset ferizajase, edhe për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë në sportin ferizajas.
Njëkohësisht, përfaqësues të bizneseve të komunës sonë, janë zotuar se do të jenë çdo herë në dispozicion të Komunës së Ferizajt dhe se punët që marrin përsipër çdo herë do t’i kryejnë me përkushtim maksimal.