29,03,2024

CIA: Paraxhemati boshnjak, kërcënim i madh në Ballkan

Must Read
Paraxhemati boshnjak është shndërruar në kërcënimin më të madh në Ballkan

Megjithatë, me rëndësi është problemi më i madh se ky që tregon se fuqishëm po pakësohet numri i luftëtarëve të huaj: para një viti numri i tyre ishte 1500 deri në 200, kurse tash mezi arrin në 200, transmeton Indeksonline.

Një numri i luftëtarëve është kthyer nga kanë ardhur, të tjerë janë vrarë, megjithatë në mesin e atyre që kanë mbetur ka aq shumë radikalë saqë janë të gatshëm për sulme terroriste sikur që ndodhën në Paris dhe Bruksel.

Se për çfarë operacioni të rëndësishëm bëhet fjalë tregojnë informacionet se forcat speciale të ushtrisë amerikane kanë likuiduar gati 40 pjesëtarë të ISIS-it të cilët ishin të lidhur me sulmet terroriste që nga Egjipti e deri në Bruksel si planifikues dhe shpërthyes, në mesin e të cilëve janë edhe disa nga njerëzit kryesor të ISIS-it, si Haxhi Imam.

Operacione të ngjashme po kryejnë edhe vendet evropiane kështu që Italia, sipas shefit të spiunëve amerikane, James Clapper, është njëri nga shtetet me të rrezikuara dhe me celulat me të mëdha të ISIS-it në Itali.  Të enjten në Itali u kapën dy persona si të dyshuar për planifikim të sulmeve, transmeton Indeksonline.

Në tërë këto aksione të kapjes së terroristeve, duket se ekziston një “pikë e zezë” në Evropë, respektivisht në rajonin tonë të Ballkanit. Bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën, shtet ky që po trajnon dhe “prodhon” vazhdimisht terroristë të ISIS-it.

Para një jave në Sarajevë ka qëndruar shefi i CIA-s, John Brennan. Nga takimi në Sarajevë u kuptua pak, por një e dhënë është e rëndësisë së veçantë. Nikoqirët e njoftuan Brennan-in me problemin e paraxhematit, një grup i besimtarëve që nuk e pranon Bashkësinë Islame të Bosnjës, por e interpretojnë shkencën islame si ju konvenon atyre.

Bëhet fjalë për problem shumë serioz, pasi që pikërisht në tubime të tilla paraqitet persona radikal që i nxisin të rinjtë që të përfshihen në “luftën e shenjtë” në Siri, Irak dhe Libi.

Teza lidhur me këtë problem në Bosnje se disa nga myslimanët radikalizohen për shkak të varfërisë apo problemit me asimilimin është hedhur poshtë. Këtë e ka vërtetuar të martën në Parlamentin Evropian ish islamisti radika Ed Husain: “Sikur varfëria të ishte arsye e radikalizmit, më së shumti ekstremistë do të kishte në Bangladesh”.

Problemi thelbësor është kombinimi i teologjisë dhe ideologjisë të cilën ata e quajnë islamizim, pra interpretimi i gabuar i Kuranit dhe salafizmit.

Dhe pikërisht përzierja toksike islamiko-salafiste është problemi kryesor i paraxhematit në Bosnje dhe Hercegovinë e cila po i dërgon të rinjtë në luftë, por edhe i pret kur të kthehen me ide të njëjta: duhet sulmuar të pafetë dhe armiqtë tanë, shkruan Jutarnji List.

Bosnja, duke tentuar që ta ulë rrezikshmërinë nga radikalët e kthyer, u ka ofruar të gjithë atyre që kthehen dhe paraqiten vullnetarisht vetëm nga një vit burg, gjë e cila ka hasur në kritika, mes tjerash, edhe për shkak të shtimit të radikalizmit në burg (siç është rasti në Britaninë e Madhe).

Bashkësia Islame e Bosnjës ka tentuar ta zgjidh këtë problem duke i ftuar të gjithë paraxhematin që të përfshihen në këtë bashkësi.

Nga 38 organizatat e tilla, vetëm 14 kanë pranuar për një gjë të tillë, dy situata ende janë të paqarta, derisa 22 nga ato e kanë refuzuar ftesën.

Kështu që, të themi, bashkësia e myslimanëve në Boçinji afër Maglajës, e cila një kohë të gjatë shquhej për ekstremizëm, është përfshirë nën ombrellën e BIB, derisa ajo nga Gornja Moaçka afër Bërçkos e ka refuzuar ftesën. Kjo e fundit vlerësohet çerdhe e lëvizjes vehabiste në Bosnje. /Indeksonline

The post CIA: Paraxhemati boshnjak, kërcënim i madh në Ballkan appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img