03,07,2025

Berisha: Rama shkeli marrëveshjen, kushti ynë – moskapja

Must Read
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk e do reformën në drejtësi. “Reformën po e bllokojnë veshëgjatët.

Tek qytetarët s’ka neglur njeri që nuk e di. Kam keqardhje sepse mendoj se është bërë një punë e jashtëzakonshme”, ka thënë Berisha.

Edhe pse është shprehur optimist për miratimin e saj, Berisha ka preferuar të mos paragjykojë rezultatin, me argumentin se negociatat janë ende në zhvillim.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ish-kryeministri ka theksuar se, ishte Rama që në minutat e fundit shkeli marrëveshjen e xhentëllmenëve.

“Kishte një marrëveshje xhentëllmenësh, por pala tjetër thotë jo. E mohon marrëveshjen. Është një keqardhje e madhe që ajo shkelmohet. Tani po mundohemi të gjejmë zgjidhje të tjera me vetëm një kusht, të mos ketë kapje”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, mosprania e Ramës në tryezën e negociatave tregon se, “ai është i dëshpëruar dhe se s’ka nerva për negociata”. “Kushte të reja nga opozita nuk ka, ka vetëm moskapje”, ka vijuar Berisha.

Ai ka mohuar votimin e reformës në mënyrë individuale. “Asnjë nga deputetët e PD nuk do ta votojë në mënyrë individuale”, ka shtuar ai.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img