26,04,2024

Asfaltohen rreth 5 kilometra rrugë  në Prelez të Muhaxherëve

Must Read

Ferizaj.02.10.2017. Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i rreth 5 kilometrave rrugë me asfalt në fshatin Prelez i Muhaxherëve. Në fakt në këtë fsha janë asfaltuar 16 rrugica si dhe rruga kryesore e fshatit, investim i pari i këtij lloji që nga pas lufta për këtë fshat.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe drejtori i urbanizmit Faik Grainca. Numri një i qytetit të Ferizajt, Svarqa me këtë rast i ka uruar banorët e këtij lokaliteti, duke falënderuar këta të fundit edhe për lirimin e hapësirave publike që kanë bërë në të mirë të fshatit të tyre.

“Asnjë pushtet nuk ka investuar në asnjë periudhë të historisë së pas luftës në Kosovës dhe fal angazhimit permanent dhe të bashkëpunimit me qytetarët, këto janë projekte të cilat ndikojnë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, për një qarkullim më të lirë të automjeteve dhe të njerëzve këtu, pas investimeve që ka bërë pushteti komunal në këtë mandat edhe në zgjidhjen e problemit edhe të furnizimit me ujë, pas inaugurimit të rezervarit kryesor në fshati Surqinë në kodrën e Gllavicës. Unë jam i lumtur që banorët e fshatit Prelez të Muhaxherëve kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në lirimin e hapësirave publike për realizimin me sukses të këtyre projekteve, pa asnjë kompensim për çka në cilësinë e kryetarit të komunës jam shumë mirënjohës dhe falënderues, dhe i ftojë t’i bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër banoret e këtij fshati, kanë falënderuar kryetarin dhe komunën e Ferizajt për investimet e bëra. Thanë se projekte të tilla asnjëherë nuk kanë pasur në fshatin e tyre.

“Është bërë rregullimi i rrugës, kanalizimi dhe ujësjellësi për fshatin tonë”, ka thënë Aziz Rekaj, banor i fshatit Prelez të Muhaxherëve.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën 250 mijë euro, investim ky i komunës së Ferizajt. Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe asfaltime të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img