07,05,2024

Fillon viti i ri akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.02.10.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur dyert sot për të pritur me një ceremoni solemne studentët në vitin e ri akademik 2017/18, e në veçanti ata të cilët për herë të parë vijnë në Universitet.

Me këtë rast, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari iu dëshiroi mirëseardhje në Universitet studentëve, e sidomos studentëve fillestarë, të cilët kanë treguar sukses dhe kanë arritur të jenë pjesë e UShAF.

“Studentë të dashur, tani më ka filluar një jetë e re për ju. Që nga dita e sotme ju jeni pjesë e Universitetit tonë, e familjes tonë. Uroj që të tregoni sukses gjatë këtyre tri viteve që po ju presin. Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen tuaj”, iu tha rektori Bajraktari studentëve dhe u shpreh i sigurtë që rrugëtimi i përbashkët do të sjellë vlera të mëdha që do të jenë të dobishme për jetën e tyre, e po ashtu edhe për tregun kosovar.

Rektori Bajraktari i garantoi studentët për përzgjedhjen e duhur, sepse me programet që ofron UShAF ata do të bëjnë zgjidhjen më të shpejtë për punësim dhe do t’i kontribuojnë edhe zhvillimit të qytetit dhe të Kosovës në përgjithësi.

“Gjatë studimeve tuaja, ju do të bindeni se do të keni mundësi pafund për t’u përgatitur në profesionin që keni zgjedhur. Ju do të bindeni se institucioni ynë ofron staf akademik të përgatitur që përherë do të jetë i afërt me ju. Po ashtu, kemi krijuar mundësi të shumta për ju që të keni mundësi të kombinoni mësimin teorik me atë praktik. Kemi bërë shumë marrëveshje me universitete vendore, ndërkombëtare dhe me biznese vendore”, tha Rektori.

Rektori Bajraktari tha se po punojmë shumë që të kemi edhe laboratorë. Po ashtu u foli studentëve për secilin program veç e veç, përmbajtjen dhe mundësit që ju ofrojnë këto programe të cilat ata i kanë zgjedhur.

Pasi që përmendi faktin se rajoni i Ferizajt ka rreth 180 ndërmarrje dhe ato janë të përfaqësuara në Bordin Industrial të Universitetit, Rektori tha se kjo krijon mundësi të punësimit të tyre, ndërsa shtoi se të diplomuarit në UShAF janë kyçur tashmë në tregun e punës.

Rektori Bajraktari porositi studentët që të studiojnë dhe të punojnë shumë, ndërsa iu premtoi atyre se do ta kenë përkrahjen e tij, prorektorëve, dekanëve dhe mësimdhënësve gjatë tërë kohës sa do të zgjasin studimet e tyre.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img