24,04,2024

5 vjet burg babait nga Tirana që ngacmonte seksualisht vajzat e tij

Must Read
Ilustrim

Prej një kohe të gjatë bashkë me nënën dhe motrën e saj kërcënohen nga babai me iniciale B.P, ndërsa prej rreth 8­9 muaj janë ngacmuar seksualisht prej tij.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e një rasti të pazakontë, ku një kryefamiljar është akuzuar për dhunë në familje dhe për ngacmim seksual të dy vajzave të tij. I pandehuri B.P., 45 vjeç, është shpallur fajtor për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe “dhunës në familje”, dhe është dënuar me 5 vjet burg.

Ai ka përfituar uljen e një të tretës, për shkak se gjykimi është zhvilluar me kohë të shkurtuar. B.P. u kallëzua për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij. Këtij kallëzimi i janë bashkuar edhe dëshmitë rrëqethëse të dy vajzave adoleshente të çiftit, sipas të cilave, babai ushtronte dhunë fizike e psikologjike në familje, dhe se i kishte ngacmuar seksualisht për muaj me radhë. Në vijim zbardhen detaje të historisë dramatike, referuar vendimit të gjykatës të shpallur më 25 prill në Gjykatën e Tiranës.

Ndërsa shtetasja X. deklaron se prej një kohe të gjatë së bashku me nënën dhe motrën e saj M. kërcënohen nga babai. Gjithashtu, prej disa kohësh, rreth 6 muaj, ndihet e ngacmuar seksualisht prej tij. Rreth muajit qershor kur ka qenë në shtëpi në sallon, babai i është afruar dhe ka filluar ta marrë me të mira dhe të bëjë shaka me të. Pastaj e ka prekur me dorë nga gjoksi. Në shtëpi është ndodhur mamaja, por nuk i ka thënë, pasi i vinte shumë turp. Kjo gjë ka ndodhur dhe rreth muajit janar 2015, kur ka qenë duke fjetur në sallon. Babai ka filluar ta prekë në zonat intime të trupit. Ai e ka ngacmuar dhe kur ka qenë në dush duke u larë. Ka tentuar të hapë derën e dushit, por ajo nuk e ka lënë. Babai e ka dhunuar shumë herë. Në një rast rreth muajit maj, ai i ka bërtitur dhe e ka gjuajtur me pëllëmbë. Babai ka ngacmuar gjithashtu me veprime të turpshme motrën M., e cila në disa raste i ka thënë se ai e kishte prekur në pjesët intime.

The post 5 vjet burg babait nga Tirana që ngacmonte seksualisht vajzat e tij appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img