18,05,2024

Kosovës i hiqen vizat të mërkurën

Must Read

Të mërkurën Komisioni Evropian pritet që të fus edhe Kosovën dhe Turqinë së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjin në procesin e liberalizimit të vizave.

Kështu shkruan në një shkrim të vetin e përditshmja britanike, “Dailymail”, transmeton “zeri.info”.

Sipas tyre nëse të mërkurën liderët evropian mbështesin këtë vendim atëherë Parlamenti Evropian do të duhet që të ratifikoj këtë vendim në fund të qershorit kur edhe pritet që marrëveshja të hyjë në fuqi menjëherë.

Sipas këtij shkrimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin së shpejti të lirë në 26 vendet anëtare të zonës “Shengen” deri në tre muaj qëndrim, përcjell “zeri.info”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe presitigjiozja tjetër “Reuters”.

“Zyrtarët e BE-së insistojnë se unioni nuk i ka premtuar Turqisë asgjë dhe oferta vlen vetëm nëse Turqia zbaton edhe 72 kushtet legale dhe teknike. Komisioni ka raportuar këtë muaj se Ukraina dhe Gjeorgjia i kanë zbatuar këto rekomandime dhe të mërkurën do të shtoj edhe Kosovën në këtë listë”, shkruan Reuters.

Ndërkohë jo më larg se sot, presidenti Hashim Thaçi por edhe ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë shkruar se Kosova brenda 2 javëve do të fitoj procesin e liberalizimit të vizave. /Zeri/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img