Uncategorized

​Situata kritike në Idomeni, i ftohti përkeqëson kushtet


Publikuar më:


Idomeni

 

Mungon higjiena ,medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekësore. Ndërkaq Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi , duke u ofruar 840 euro për këdo që largohet vullnetarisht.

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar në kampin e Idomenit, duke i degraduar edhe më shumë kushtet e jetesës për mijëra emigrantë që po jetojnë prej disa muajsh në kufirin greko-maqedonas.

Organizatat humanitare vijojnë të raportojnë se gjendja e refugjatëve në tendat e këtij kampi është e mjerueshme, mungon higjiena dhe medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekësore. Përveç kushteve atmosferike të rënduara refugjatët janë përballur edhe rritjen e numrit të gjarpërinjve në zonën ku ndodhet kampi.

” Po kemi parë disa gjarpërinj, për momentin situata është deri diku nën kontroll, megjithatë po mundohemi të marrim masa për të reduktuar numrin e gjarpërinjve, u shpre h koordinatori i organizatës Mjekë pa Kufij Emanuel Massart.

Mbi 10 mijë emigrantë janë vendosur në kampin e Idomenit në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë me shpresën për të kaluar në vendet e Evropës perëndimore, duke refuzuar t’i përgjigjen thirrjeve të qeverisë greke për tu sistemuar në qendrat e pritjes të ndërtuara nga autoritetet.

Marrëveshja BE- Turqi duket se nuk po ndalon fluksin , edhe pse të dhënat flasin për frenim të tij. Me të njëjtin qëllim, Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi, duke u ofruar 840 euro për këdo që largohet vullnetarisht. Ministrja e Emigracionit dhe Integrimit, Sylvi Listhaug tha se kjo inkurajon emigrantët të kthehen ne vendet e tyre dhe kështu kursejmë para, pasi mbajtja e tyre na kushton më shumë, tha ajo.

The post ​Situata kritike në Idomeni, i ftohti përkeqëson kushtet appeared first on Lajminet.

Comments
To Top