26,04,2024

​Fetai i shkruan Ivanovit: Më keni ngatërruar

Must Read
Fatime Fetai

 

Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavril Bubevski thonë se falja e tyre është bërë në bazë të një ligji jo-ekzistent dhe se nuk është e ligjshme të falen personat që nuk janë ende as të dyshuar.

Një arsye shtesë për shfuqizim, ka vetëm prokurorja Fatime Fetai. Në rastin e saj, Ivanov ka falur personin e gabuar.

“Gjatë këtij akti më të turpshëm në historinë e Republikës së Maqedonisë, me nxitim të pakuptueshëm, të paktën për mua nuk u desh të nxitoni aq shumë, në fakt e keni falur Fatime Fetain nga Gostivari. Besoj se keni menduar për mua, apo sugjerimet kanë qenë për mua, vetëm se është dashur në detaje t’ua tregojnë të dhënat e mia personale. Unë nuk jam nga Gostivari, jetoj në fshatin Bogovinë nga Tetova dhe me gjithë këtë kaos që e shkaktuat, ju e fshitë tërë sistemin ligjor në vend “, ka shkruar Fatime Fetai, Prokurore e PSP-së.

Përveç prokurorëve nga Prok uroria speciale, shfuqizim të faljes tashmë e kërkuan edhe Zoran Zaev, Nikolla Gruevski, Branko Crvenkovski, Sasho Mijalkov dhe të tjerë. Presidenti Ivanov në fakt u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk pajtohen me faljen të dërgojnë kërkesë për shfuqizimin e tij dhe pastaj ekipi i tij ta shqyrtojë nëse kjo është e mundur. Nga zyra e tij deri më tani nuk ka vendim mbi këto kërkesa. Dhe derisa të falurit presin, gjyqi tashmë i zbaton vendimet për falje, kështu që sot është shfuqizuar rasti “Rryshfeti” edhe pse i akuzuari Zoran Zaev kërkon shfuqizimin e faljes. Këshillë Ligjore për faljen deri te Presidenti dërgoi akademiku Vllado Kambovski. Sipas interpretimit të tij, Ivanov, mund ti shfuqizojë faljet bazuar në nenin 6 të Konventës për të drejtat dhe liritë e njeriut, e cila garanton të drejtën për një gjykim të drejtë. Në rast se Presidenti nuk e bën këtë, sipas Kambovskit personat e falur kanë të drejtë ankimimi në instancat gjyqësore.

The post ​Fetai i shkruan Ivanovit: Më keni ngatërruar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img