02,05,2024

Shteti dhe lufta

Must Read

Lufta ka qenë dhe vazhdon të mbetet temë kryesore e marrëdhënieve ndërkombëtare  gjatë tre shekujve te kaluar .

Karakteri moral, legal, njerëzor dhe strategjik i luftërave nuk tërheq më pak vëmendje sot se sa  gjatë tre shekujve të kaluar. Pra, shihet se luftërat vazhdojnë të jenë temë kryesore  në botë, atyre u kushtohet rëndësi e veçantë si në Kombet e Bashkuar, ashtu edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare .

Luftërat  janë me pak problem i marrëdhënieve  midis shteteve sesa problem brenda shteteve. Kryesisht kjo ndodh tek shtetet e reja dhe të dobëta,  të cilat janë vendndodhja kryesore e luftërave të sotme dhe të ardhme.

Gjatë ditëve të fundit ka filluar të mendohet për një luftë të mundshme  në mes të shtetit  të Kosovës dhe  Serbisë . Ajo që e bën më brengosëse faktin  është se kjo luftë po përmendet dhe po mendohet edhe nga krerë të lartë shtetëror, dhe institucional nga të dyja palët .

Kur mendojmë  për luftën, zakonisht sjellim ndër mend dy vende  që rreshtojnë forcat  e tyre  ushtarake  kundër  njëri –tjetrit, e pasuar nga ndeshja midis forcave të armatosura  të organizuara dhe të përcaktuara qartë.

Pra, qëllimi i luftës është të shktatërrojë aftësinë e kundërshtarit e  pastaj t’i imponojë kushtet politike dhe ushtarake palës së mundur .

Në rastin e një lufte  të  mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk besoj që kjo luftë të mbetej  dhe të përfundonte vetëm në mes të këtyre dy shteteve. Në këtë luftë do të përfshiheshin edhe vendet fqinje të këtyre dy shteteve, për arsye se rrethanat  politike janë të ndryshme nga ato që ishin në vitin 1999 .

Shqipëria është  pjesë e NATO-se , ndërsa  Rusia dhe SHBA-te  nuk  janë ato të vitit 1999 .

Një konventë e mbajtur në vitin 1928 në Paris  e njohur si “pakti Kellog –Braind”  , ose si “pakti i Parisit”  e nxori luftën zyrtarisht  jashtë ligjit si një instrument  të politikës dhe i detyronte shtetet nënshkruese  t’i zgjidhnin konfliktet  midis tyre me rrugë paqësore. Pakti në fjalë u nënshkrua nga një numër i madh shtetesh superfuqi të kohës , siç janë: Franca, SHBA, Kanada , Australia, Zelanda e Re, Belgjika, Zvicra, Gjermania, Polonia,  Republika  Çeke , Italia dhe Japonia.

Mirëpo, ky pakt u thye 11 vjet më vonë me fillimin e Luftës së Dytë Botërore,  ku për pasojë kishte një shkatërrim të madh dhe një numër të madh viktimash anë e mbanë botës .

Ajo çka dua të them është se paktet, konventat dhe rezolutat jo çdo herë janë të pathyeshme ose të paprekshme .

Ta analizojmë pak se sa është e përgatitur Kosova si shtet për një luftë  të mundshme  me Serbinë.

Në marrëdhënie ndërkombëtare shteti  karakterizohet  kryesisht me fuqinë, me kapacitetin  e tij për të arritur dhe mbrojtur  qëllimet e tij, nëpërmjet bindjes  ose detyrimit, nëse është e domosdoshme edhe përmes një lufte të mundshme .

Sa i përkon Kosovës ky definicion , unë mendoj që  pak apo fare .

Shembull   është edhe mos konsolidimi ligjor dhe real i FSK-s si ushtri e Kosovës .

Kemi nje polici të konsoliduar,  e cila u tregua e aftë dhe profesionale në ndalimin e hyrjes së trenit provokues në Kosovë, pra një njësi Speciale elitare .

Mirëpo, shtetet nuk hyjnë në luftë me polici e as me njësi Speciale. Nuk konsiderohet si forcë mbrojtëse policia në asnjë vend  dhe shtet të zhvilluar .

Shpresa jonë e vetme mbetet KFOR-i,  i cili është garantues i paqes dhe stabilitetit në vend .

Në anën tjetër  kundërshtari ynë, i cili do të provokonte një luftë të re,  pra Serbia, ka një ushtri të konsoliduar mirë, të përbërë nga më shumë se 60.000 trupa, nga batalione të ndryshme  dhe me një artileri dhe arsenal mjaft  të madh.

Kosova si shtet i  ri  gabimin më të madh e ka bërë duke mos krijuar një autoritet të vetin ndërkombëtar në këto 9 vjetët e ekzistimit si shtet. Mirëpo në shumicën e herëve  udhëheqësit politikë janë detyruar që të bëhen servilë të ndërkombëtareve, e kjo ndodhte për arsye se puna e tyre ishte e dyshimtë dhe për t’i ikur një ndjekje të mundshme penale  janë detyruar të bëhen servil në vazhdimësi.

Deri tek kjo gjendje ka ardhur për pasojë se brenda shtetit ka grupe,  të cilat lirshëm mund të quhen “ Shtet brenda shtetit .

Në shtetet ku ligji është funksional apo  te njohura ndryshe edhe si shtete te forta , nuk ka grupe dhe individ qe mund të rezistojnë a po shkelin  mbi autoritetin  e shtetit.

Jam i bindur që në rast të një lufte të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë  me se shumti  do ta vuante dhe pësonte popullsia civile , sikur në çdo luftë tjetër në botë.

Prapë shtresa politike dhe udhëheqëse  e shtetit do të bënte zgjidhje për vete dhe për familjet e tyre, duke u bazuar në faktin se shumica e deputeteve të Republikës së Kosovës kanë edhe dy shtetësi, pra shumë lehtë ata do te mund ta largonin familjen e tyre jashtë vendit .

E di që ka djem dhe vajza mjaft atdhetarë e guximtarë që do t’i dilnin zot prapë këtij vendi me atë çka kanë , mirëpo ata të cilët i kanë dalë vendit zot në luftën e fundit, janë lënë anash dhe shumë prej tyre jetojnë në gjendje të mjerueshme pa kurrfarë ndihme nga shteti dhe pa privilegje.

Uroj dhe shpresoj që një gjë e tillë mos të ndodhë derisa Kosova nuk është e përgatitur institucionalisht, ushtarakisht as ekonomikisht për luftë .

 

MENTOR NUHIU ,     MASTER ADMINISTRATE PUBLIKE DHE DIPLOMACI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img