17,05,2024

Ferizaj feston fitoren e Donald Trump me picën më të madhe ndonjëherë në Kosovë (Foto)

Must Read

Një biznes në Ferizaj, ka vendosur që të festojë në mënyrë të veçantë fitoren e Donald Trump.

Duke ditur se Presidenti i 45t i SHBA-ve është njihet si një adhurues i vërtetë i picave të cilat gjithmonë i hanë me thikë dhe pirun, rrjeti i restoranteve në Kosovë POMO, ka bërë diçka të veçantë.

Ky rrjet nesër ( e shtunë) duke filluar nga ora 14:00, do të dhurojë 44 pizza falas ndërsa e 45’ta do të jetë Pizza më e madhe ndonjëherë në Kosovë, transmeton ‘Magazina.al”

Sipas njoftimit, të ftuar në këtë ngjarje do të jenë; Ambasada Amerikane, KFORI Amerikan, Institucionet e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për të nderuar dhe festuar për miqtë tanë amerikan.

 

Ju ftojmë që së bashku të festojmë zgjedhjen e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Për ta uruar presidentin, do të DHUROJMË 44 Pizza, ndërsa të 45tën do ta shijojmë të gjithë së bashku! It’s gonna be HUGE!

E shtunë, ora 14:00 në POMO në Super Viva (rr. e Varoshit, Ferizaj).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img