27,04,2024

33 vite nga formimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe formimi i trupës koordinuese në Ferizaj

Must Read

Me rastin e 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt dhe 33 vjetorit të grevës së përgjithshme të 3 Shtatorit 1990, po e paraqesim një përshkrim të shkurtër:

Greva e përgjithshme e 3 Shtatorit 1990, ishte manifestimi më i fuqishëm i kërkesave të punëtorëve për të mbrojtur të drejtat sindikale në Kosovë si dhe një lloj referendumi për liri dhe pavarësi.

Pas ndryshimeve të dhunshme kushtetuese në vitin 1989, pushteti i okupatorit  serb shton presion për shuarjen e autonomisë ekonomike të Kosovës përmes vendosjes së masave të dhunshme në fabrika, pastaj integrimin e fabrikave të Serbisë, me qëllim që fabrikat e Kosovës të jenë vetëm filiale të fabrikave të Serbisë.

 Testin e parë në Kosovë e filluan me IMK-në, Fabrikën e Gypave të Çelikut në Ferizaj,  të cilën punëtorët në asnjë mënyrë nuk e pranuan dhe në shenjë hakmarrjeje i larguan dhunshëm 953 punëtorë. Punëtorët u vetorganizuan dhe themeluan sindikatën e pavarur në mars 1990, ku shembullin e tyre e ndoqën edhe fabrikat e tjera dhe me shpejtësi të madhe themeluan edhe sindikata të tjera.

Kryesia e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Pasi që u themeluan BSPK  në Prishtinë, me qëllim të koordinimit më efikas për organizimin e kongreseve, grevave, informimit të faktorit ndërkombëtar, koordinimit mes punëtorëve, me shoqatat humanitare etj., lindi nevoja për themelimin e një trupe tjetër sindikale me seli në Ferizaj.

Në Ferizaj trupa koordinuese e themelimit të Sindikatës ishin: Remzi Hoxha (Kryetar), Haki Braha (zyrtar për informim), Ismet Mjaku (zyrtar për shëndetësi), Sadik Krasniqi (zyrtar për Industri), Aziz Rexhepi (zyrtar për ekonomi dhe tregti), Shefqet Maliqi (zyrtar për Zejtari), Ilaz Çalaj (zyrtar për Arsim), Mufail Zariqi (zyrtar për administratë), Faruk Guri (Jurist).

Sindikata e parë ishte themeluar në muajin Mars 1990 në Fabrikën e Gypave,  me kryetar Hajdin Rushiti dhe me nënkryetar Sadik Krasniqi, pastaj në Prill u themeluan Sindikata në kuadër të Kombinatit Bujqësor OTh Tregtia me Kryetar Aziz Rexhepi dhe nënkryetar Hazir Gashi, Fadil Kajtazi. Kështu filluan të themelohet edhe sindikata të tjera nëpër Institucione dhe Organizata tjera në Ferizaj.

Greva e përgjithshme e 3 Shtatorit 1990 shënoi një ditë të rëndësishme  për Historinë e Kosovës, ajo ndodhi atëherë kur u bë largimi sistematik i më shumë se 120 mijë punëtorëve nga puna, të cilët refuzuan të nënshkruanin deklaratën që pranonin  ligjet dhe rregullat që vinin pas ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht suprimimin e autonomisë në Mars 1989.

Autor i tekstit , Aziz Rexhepi, anëtar i Trupës Koordinuese të Sindikatave për Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img