26,04,2024

Zbardhet motivi, ja pse ish-drejtori i PS-së plagosi 3 persona në Kavajë

Must Read
Person i armatosur , foto ilustrim

Mësohet se Kurti gjendej në një lokal dhe ka nisur të debatojë për çështje politike me Eqerem Kazazin, babanë e kreut të FRPD­së atje.

Besohet se temë e debatit ka qenë pikërisht ai, Elvis Rroshi. Pas debateve, gjithçka ka degjeneruar në dhunë dhe Kurti ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Kazazit dhe dy personave të tjerë.

NGJARJA

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur ditën e sotme Kavajën, ku ish­drejtori i Zyrës së Punës në këtë qytet Saimir Kurti ka plagosur me armë zjarri tre persona, para Bashkisë së qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Mësohet se Saimir Kurti ka patur një debat të ashpër me Eqrem Kazazain, 48 vjeç, i cili rezulton të jetë babai i kreut të FRPD­së në këtë qytet.

Pas konfliktit për motive banale, Kurti ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar ndaj Kazazit duke plagosur edhe dy persona të tjerë, K.Kazazin

21­vjeçar dhe Dritan Xhixhon 46­vjeçar.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shoqëruar autorin e plagosjes.

NJOFTIMI

Më datë 17.06.2016, në afërsi të Bashkisë Kavajë, ka ndodhur një konflikt i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasit, – Saimir Kurti

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Zbardhet motivi, ja pse ish-drejtori i PS-së plagosi 3 persona në Kavajë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img