25,04,2024

Vulin: Vuçiqit i ofruan gjithçka, në këmbim të njohjes së Kosovës

Must Read
Aleksandar Vulin

Ai për mediat serbe ka thënë se, Vuçiqit në këmbim të njohjes së Kosovës, i është ofruar gjithçka që do deri në fund të jetës së tij.

“Kemi pasur oferta të hapura që ta njohim Kosovën dhe nuk kemi pranuar. Këto oferta kryeministrit Vuçiq ia kanë bërë në praninë time. Janë dëshmitar se këto oferta i ka marr nga njerëzit më të fuqishëm në botë: ‘Pranoje Kosovë dhe e ke të garantuar se do të fitosh çdo gjë deri në fund të jetës’. Por Vuçiq, pa asnjë dyshim i ka refuzuar ato”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk ka saktësuar se kush kanë qenë ata persona, por sipas tij, ata kanë qenë përfaqësues të aleancave më të fuqishme të botës.

Çështja e Kosovës është një ndër temat kryesore në fushatën parazgjedhore në Serbi, ku parti politike, si nga pozita ashtu edhe opozita, po e përdorin për poenë politikë.

Zyrtarë të ndryshëm serbë, kanë intensifikuar vizitat e tyre në Kosovë kohëve të fundit duke proklamuar kujdesin e tyre për serbët lokalë, ndërsa përfaqësues të partive opozitare po e kritikojnë koalicionin aktual qeverisës se po tregohet shumë tolerant ndaj pavarësisë së Kosovës./lajmi.net

 

The post Vulin: Vuçiqit i ofruan gjithçka, në këmbim të njohjes së Kosovës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img