28,03,2024

Vrasja në lokal, viktima i tha autorit ‘ç’do këtu ti o gjysh’, ai ia nguli thikën

Must Read

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës, në lokalin në pronësi të shtetases Vera H., që ndodhet në rrugën “Londër”, mes një blloku pallatesh. Sherri që, sipas Policisë, ka nisur për femra ka degjeneruar në fyerje mes viktimës dhe autorit dhe në momentin që Kaptina e ka quajtur “gjysh”, Doçi e ka goditur fillimisht me grusht e më pas me thikë në bark. “Panorama” shkruan se viktima e autori nuk njiheshin më parë me njëri­tjetrin, por janë gjendur rastësisht në të njëjtin lokal. Ky lokal, sipas Policisë, është mbyllur rreth dy vite më parë, kur pronarja Vera H., u arrestua gjatë një hetimi për prostitucion.

Burimet thanë se personat e pranishëm kanë qenë të gjithë nën efektin e alkoolit, megjithatë kujtonin se sherri mes viktimës e autorit kishte nisur për një femër. “Të dy i kishin kthyer disa gota. Filluan të shaheshin nga tavolina në tavolinë. Në një moment Olsi i thotë: ‘Ç’do ti këtu o gjysh?’. Këtu u acarua situata dhe ata u përleshën. Më pas ai zotëria që nuk banon këtu e goditi me thikë në bark”, kanë treguar dëshmitarët në Polici. Shtetasi Olsi Kaptina, pasi është goditur me thikë, ka dalë vetë nga lokali, derisa është rrëzuar pasi ka ecur disa metra në drejtim të rrugës kryesore. Në këtë moment ai i ka telefonuar një kushëririt të tij, duke i thënë se ishte plagosur. I afërmi e ka dërguar në Spitalin e Traumës, por 34­ vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img