27,04,2024

Vrau burrin në gjumë, rrëfehet gruaja: Më rrihte në sy të fëmijëve

Must Read

Pasi ka shkuar në Policinë vendore të Vau të Dejës, 35­ vjeçarja Mirela Buzalli që vrau bashkëshortin e saj, Shkëlzenin 54­vjeç, me sëpatë ka treguar se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë detyruar që të kryejë krimin e rëndë brenda familjes.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të së hënës. Pas pak minutash, Mirela Buzalli ka qenë në polici dhe rreth orës 06:20, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore bashkë me grupin e ekspertizës. Në polici 35­vjeçarja ka qenë në dukje tepër e qetë, në krahasim me situatën ku ndodhej. Burime policore bëjnë me dije se autorja e krimit e ka pranuar vrasjen e bashkëshortit dhe u është përgjigjur pyetjeve për ngjarjen e ndodhur.

Banesa e ciftit ne Shkoder “Ma ka nxirë jetën”, mësohet të ketë thënë fillimisht Mirela Buzalli për bashkëshortin e saj. Më tutje, gjatë marrjes në pyetje, 35­vjeçarja ka deklaruar se një ndër arsyet ka qenë xhelozia e saj ndaj bashkëshortit. Këtë gjë ia ka shprehur burrit të saj, bën të ditur Policia përmes burimeve konfidenciale. Kjo ka bërë që Shkëlzen Buzalli kohët e fundit të ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij. “Më ka goditur shpeshherë kohët e fundit”, ka deklaruar Mirela. “Ai më kapte për flokësh shpeshherë dhe më rrëzonte në dhomë. Në disa raste të tjera më godiste”, ka rrëfyer 35­ vjeçarja.

Teksa ka vijuar të merret në pyetje, autorja e vrasjes ka pohuar edhe një fakt tjetër. “Disa herë më ka fyer edhe nga ana fetare, sepse unë jam katolike dhe ai ishte mysliman. Ne jemi marrë me dashuri, por kohët e fundit ma përmendte këtë gjë dhe më fyente fenë time”, ka bërë të ditur 35­vjeçarja. E pyetur se përse nuk ka shkuar në polici më përpara, Mirela Buzalli është shprehur duke thënë se nuk ka dashur që problemet e saj të merreshin vesh nga të gjithë dhe se ka pasur turp.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img