19,04,2024

Vjedhja në Rinas, gjendet një paruke 200 metra larg vendit ku u dogj makina

Must Read

Parukeja e gjetur do t’i nënshtrohet një ekzaminimi me qëllim zbulimin e autorëve të grabitjes spektakolare.

Në paruke janë gjetur disa fije floku dhe kampion djerse çka besohet të jenë një prej provave më të rëndësishme të hetimit.

Prokuroria ka deklaruar se mungesa e monitorimit në derën hyrëse të karburanteve në aeroportin “Nënë Tereza” futja e automjetit të blinduar pa shofer si dhe lënia hapur të dyerve të blindit deri në kasafortën e parave i kanë mundësuar 3 grabitësve marrjen e 995 mijë eurove.

Të ndaluarit deri në këto momente janë Arben Karafili, shefi i stacionit të kompanisë ICTS Albania, pranë aeroportit Nënë Tereza, dy agjentët e patrullës së kontrollit të kompanisë koncesionare Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, drejtori i shërbimeve aeroportuale Vangjel Nikolla dhe Kujtim Picari punonjës për shoqërimin e vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë.

Burimet i thanë Ora News se Prokuroria do të kërkojë të hënën masën e sigurisë arrest me burg për 5 të ndaluarit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe PD, ku tha se siguria kombëtare është kërcënuar më rëndë si asnjëherë tjetër që pas vitit 1997.

The post Vjedhja në Rinas, gjendet një paruke 200 metra larg vendit ku u dogj makina appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img