Uncategorized

Vajza e çiftit Xhiko s’e di për vdekjen e prindërve, fati i saj në udhëkryq


Publikuar më:


Ajo jeton në shtëpinë e prindërve të mamasë së saj që nuk rron më, ndërsa që në momentin e ndodhjes së krimit të rëndë është kujtuar dikush për atë fëmijë. Të paktën kështu janë shkëndijat e para që vijnë nga Korça. Vajza është vetëm 6 vjeçe e ende nuk e ka marrë vesh gjëmën e prindërve të saj dhe të jetës së saj.

Megjithatë ai fëmijë vazhdon të jetë në duart e dy gjyshërve të vet të cilët mësohet se jetojnë në kushte ekstreme varfërie dhe se askush nuk mund të përcaktojë se cila është mundësia e tyre për të rritur një fëmijë që ka humbur të dy prindërit në një ngjarje të tillë. Megjithatë, premtohet se vajza tashmë e ka përfituar statusin e jetimit dhe se përfiton një pension personal dhe një shtesë lekësh në kohën kur fillon shkollën.

Drejtoresha e Shërbimit Social në Korçë ka pasur kontakte me gjyshërit e 6-vjeçares që humbi prindërit në ngjarjen e rëndë. “Kemi pasur kontakte që ditën kur ajo ka humbur të dy prindërit në ngjarjen e rëndë të së dielës, – tha ajo për Shekullin.

Më duhet të them se fill pas ngjarjes së pari kemi marrë kontakt me policinë për të mësuar vendndodhjen e vajzës 6 vjeçe. Policia na ka siguruar se nga gjyshi kishin marrë sigurinë se do të jenë ata që do të kujdesen për mbesën e tyre. Vajza është e qetë. Sigurisht që ajo nuk di asgjë për humbjen e prindërve. Pranë saj kemi dërguar jo vetëm një punonjësve sociale por edhe një psikologe që ka kontakte tashmë me vajzën jetime.

Zyrtarisht për kujdestarinë nuk është biseduar ende me gjyshërit sepse nga ana jonë është parë e udhës që kjo bisedë të kryhet vetëm pas pak ditësh atëherë kur familjarët të jenë pak më të qetë pas humbjes së vajzës së tyre. Vetëm pas kësaj bisede mund të themi më shumë gjëra për fatin e vogëlushes. Ajo çfarë mund të them për momentin është ajo se 6-vjeçarja që në momentin kur ka humbur prindërit ka fituar statusin e jetimit.

Me pak fjalë, do të bisedohet edhe me hallën e saj. Vetëm pasi të kemi biseduar me të dy palët dhe vetëm pasi të kemi marrë mendimin tyre, shërbimi social vendos për fatin e jetimes,” tha drejtoresha.

The post Vajza e çiftit Xhiko s’e di për vdekjen e prindërve, fati i saj në udhëkryq appeared first on Lajminet.

Comments
To Top