26,04,2024

UNICEF publikon dokumentarin e vizitës së Rita Orës në Kosovë

Must Read

Është publikuar një video emocionuese e vizitës së Ritës në vendlindje për bamirësi në kuadër të UNICEF-it.

Gjatë muajit prill Rita Ora ka qenë në një vizitë 2-ditore në vendlindjen e saj, Kosovë.

Rita ka bërë këtë vizitë në kuadër të UNICEF, për të parë se si përmes kësaj organizate mund të ndihmojnë familjet e fëmijët në nevojë, shkruan Gazeta Express.

E mbrëmë është mbajtur një event nga SoccerAid, ylli i së cilës ka qenë Rita, ku ka performuar në pushimin mes pjesëve të lojës së futbollit ku kanë luajtur shumë lojtarë të njohur të futbollit.

Loja ka qenë, gjithashtu, bamirëse dhe SoccerAid kanë treguar se të hollat e mbledhura në këtë mbrëmje do të shkojnë për personat si Antigona, një nënë kosovare, e cila shfaqet në dokumentarin që UNICEF-i ka publikuar me vizitën e Ritës në Kosovë.

Mbrëmë SoccerAid ka treguar se kanë mbledhur mbi 7.5 milionë euro, para këto që do të shkojnë të gjitha për bamirësi e një pjesë e tyre edhe për familjet që Rita ka vizituar. /Gazeta Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img