28,03,2024

Turizmi në Shqipëri, pëson vetëm 5.3% rritje (Video)

Must Read

Por, pavarësisht këtij publiciteti të fortë, të dhënat e sapopublikuara të Bankës së Shqipërisë tregojnë se, vendi nuk po arrin të përfitojë maksimalisht nga turizmi.

Sipas Bankës, të ardhurat hyrëse nga turizmi vitin e kaluar u rritën me vetëm 5.3 për qind. Më konkretisht, nga 1 miliard e 283 milionë euro që ishin në 2014-n, vitin e kaluar shifra arriti në 1 miliard e 352 milionë euro.

Të dhënat historike tregojnë se, të ardhurat nga turizmi kanë ngecur në këto nivele prej disa vitesh, pa mundur të shënojnë hovin e pritshëm. Madje, shpesh vendi është përballur edhe me një paradoks, atë të rritjes së numrit të turistëve, por jo edhe të të ardhuravë që ekonomia përfiton nga ta.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7eghPFj-DXc?feature=oembed&w=640&h=360]

Pas rënies së ndërtimit dhe rrudhjes së dërgesave nga emigrantët, turizmi është evidentuar nga shumë institucione të specializuara dhe nga vet qeveria, si një nga sektorët me potencialin më të madh për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Por deri më tani, përfitimet nga turizmi mbeten të kufizuara dhe ky sektor nuk është shndërruar ende në motorin, që mund të mbajë barrën e rritjes ekonomike. /TopChannel

The post Turizmi në Shqipëri, pëson vetëm 5.3% rritje (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img