20,04,2024

Transportonin kokainë nga Holanda në Itali, në pranga 5 shqiptarë

Must Read
Kontrabandimi me drogë

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas sekuestrmit në qytetin e Milanos të 14.2 kg kokainë e arrestimin e një korrieri shqiptar.

Kokaina transportohej nga Holanda me automjetin tip “Citroen x4”  me targa franceze e modifikuar enkas për trafikun e lëndës narkotike.

Gjatë hetimeve policia financiare italiane ka identifikuar dhe rolin e një gruaje shqiptare, e fejuara e njërit prej të arrestuarve  e cila riciklonte paratë e fituara nga shitja e drogës në Itali dhe i niste drejt Shqipërisë.

Me shumat e parave të “pastruara në Shqipëri”, banda shqiptare kishte blerë 2 banesa në qytetin e Astit në Itali, tashmë nën sekuestron e policisë italiane.

Identiteti e të arrestuarve

Shqiptari B. D., i lindur më 15/01/1979 aktualisht në burgun San Vittorio të Milanos

Shqiptari B. M., i lindur më 05/03/1981 aktualisht në burgun San Vittorio në Milano

Shqiptari N. P., i lindur më 01/01/1976 aktualisht në burgun San Vittorio në Milano

Shqiptari D. G., i lindur më 11/01/1977 aktualisht rezidentë në Holandë

Shqiptari C. S.,  i lindur më 01/02/1972 rezidentë në komunën Rozzano në Milano, e i konsideruar përgjegjësi kryesor i transportit të kokainës nga Holanda drejt Veriut të Italisë.

Është vënë nën hetim shqiptarja H. M., 30 vjeç, pronare e dy banesave në Asti të Italisë të blera nga paratë e drogës e tashmë nën sekuestrimin  e autoriteteve italiane.

Sipas prokurorisë së qytetit të Milanos banda shqiptare pasi transferonte në Shqipëri paratë e fituar nga trafikimi i kokainës i rikthente përsëri në Itali me anë të çeqeve bankare nën emra fals.

View post on imgur.com

The post Transportonin kokainë nga Holanda në Itali, në pranga 5 shqiptarë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img