27,04,2024

Vuçiq koalicion me minoritetet, SPS dëshirojnë bllok të fortë opozitar

Must Read
Vuçiq - Daçiq

Siç raporton e përditshmja serbe “Blic”, persona nga udhëheqësia e SPS-së (Partia Socialiste e Serbisë) mendojnë se do të ishte më mirë për partinë që të kalojë në opozitë.

“Në SPS ekziston një opozitë e fuqishme të cilën e përbëjnë Ruzhiq, Mërkonjiq dhe Novica Tonçev, të cilët janë kundër hyrjes në Qeveri dhe të formohet një bllok i fortë opozitar. Njerëz nga kjo rrymë, mendojnë se kjo parti, në këtë mënyrë, do të përfitonte”, thoin burim të Blic-it nga kreu i SPS-së, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Ivica Daçiq, kreu i kësaj partie, nuk ka dilema për këtë çështje. Rryma e tij brenda SPS-së e dëshiron qeverinë me çdo kusht.

Kjo, para së gjithash, do të nënkupton që lideri i socialistëve do të duhet të disciplinojë ata opozitarët brenda partisë, përfshi edhe zëvendëskryetari Branko Ruzhiq.

Më pak ministri për socialistët?

Edhe nëse do të vije deri koalicioni, shtrohet pyetja nëse SPS do të mund të merr pushtetin e deritashëm në Qeveri, për shkak të ndryshimeve të rrethanave.

Analisti politik, Dejan Vuk Stankoviq, ka thënë se partitë e komuniteteve pakicë, do të jenë opsioni i parë i Vuçiqit që të nisë formimin e koalicionit.

“SNS ka bashkëpunuar me hungarezët gjatë mandatit dhe, mund të vije edhe deri të një bashkëpunim i sërishëm”, ka thënë Stankoviq, transmeton lajmi.net.

The post Vuçiq koalicion me minoritetet, SPS dëshirojnë bllok të fortë opozitar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img