18,04,2024

Tragjedia me besimtarët ortodoksë, grekët dyshojnë mbi shkaqet e zjarrit

Must Read

 

Mediat greke, gjatë trajtimit të ngjarjes së rëndë ku disa besimtar të krishterë janë djegur gjatë shpërthimit të autobusit, kujtojnë edhe vizitën e ministrit të jashtëm të Greqisë, po ashtu edhe vizitën në spital të Janullatosit dhe ikjen e tij pa bërë asnjë lloj deklarate publike për mediat tona. Gjithashtu media greke, përmes një portali në Greqi, ‘Epirus Post” ka vënë në dukje faktin që edhe presidenti Nishani ka qenë në një linjë krejt tjetër me autoritet e tjera në lidhje me ngjarjen: “Tragjedia e shpërthimit në autobus…dhe deklarata bombë nga Presidenti i Shqipërisë.

Bujar Nishani, ecën në linjë krejtësisht të ndryshme nga ajo e autoriteteve shqiptare, të cilat thonë se zjarri u shkaktua nga defekti në autobus. Ai shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe kërkon nga prokurori që hetojë ngjarjen për të zbuluar shkaqet e vërteta të tragjedisë. Në të njëjtën kohë, ka ankesa ndaj qeverisë Rama për të transportuar të plagosurit jashtë shtetit për mjekim më të specializuar. Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama deri tani mendojnë se të plagosurit mund të trajtohen në Tiranë”, shkruan media greke, ndërsa në fakt autoritetet tona të hetimit, të cilat gjenden në Krujë prej dy ditësh kanë bërë të mundur vetëm vënien në pranga të shoferit të mjetit ndërsa kanë marrë dëshmi të mbi 20 personave në lidhje me ngjarjen. Ende nuk ka asnjë konkluzion mbi shkaqet, por dyshimet shkojnë drejt një shkëndije elektrike që ndezja e kondicionerëve ka provokuar edhe shpërndarjen e zjarrit në të gjithë mjetin.

Hetimet

Për ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë të ndodhur në Krujë, kanë nisur hetimet dhe nga prokuroria e cila ka caktuar një grup prej disa ekspertësh auto- teknikë të cilët do t`i japin përgjigja disa pyetjeve thelbësore në lidhje me incidentin. Sipas të dhënave bëhet me dije se prokuroria kërkon të dijë në lidhje me kolaudimin e autobusit që drejtohej nga i arrestuari Skënder Jonuzaj. Po ashtu të kontrollohet ana teknike, nëse para nisjes mjeti ka patur ndonjë defekt dhe i është bërë servis. Njëherësh grupi hetimor kërkon të mësohet edhe fakti se si funksiononte sistemi i ftohjes së motorit dhe në lidhje me pajisjen e autobusit me mjete fikëse të zjarrit. Njëkohësisht pritet të sekuestrohen të gjitha të dhënat për autobusin që nga koha kur ka hyrë në vendin tonë, ndërsa dëshmitë e shoferit dhe të personave të tjerë që kanë qenë afër tij do të jenë edhe pikat kyçe ku prokuroria do të vendos përcaktimin e shkaqeve të asaj ngjarjeje të rëndë, ku në mjet ishin jo pak po 31 besimtarë të Kishës Ortodokse.

Në Vlorë…

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në qytetin e Krujës, ku një autobus me 31 persona mori flakë dhe për pasojë humbi jetën një 65-vjeçare dhe u lënduan 13 të tjerë, në Kishën e Shën Theodhorit në qytetin e Vlorës, mbizotëronte zija. Besimtarë të moshave të ndryshme, kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për të lënduarit, duke uruar shërim sa më të shpejtë të tyre:“E përjetuam me mjaft dhimbje ngjarjen dhe e ndiqnim atë në vazhdimësi me ankth. Luteshim për jetët e atyre njerëzve, luteshim që të shpëtonin ato që u përfshinë nga flakët”, thotë Marjanthi, një e moshuar, të cilës i mbushen sytë me lot teksa flet. Ajo tregon se, një prej të lënduarave ishte e afërme e saj dhe bashkëshorti u nis për në Tiranë menjëherë pas ngjarjes. Të tjera besimtare pohojnë se, ngjarja ishte tepër e rëndë. I njihnin një pjesë prej të lënduarve dhe kjo ishte edhe një arsye më shumë që t’i përjetonin ato orë tmerri me një ankth të madh.

The post Tragjedia me besimtarët ortodoksë, grekët dyshojnë mbi shkaqet e zjarrit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img